AktualitetTë fundit

Zbardhet vendimin për ish-ministrin Tahiri: Ku gaboi prokuroria e gjykata me Saimir Tahirin

Apeli i Posaçëm zbardh vendimin për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, vendim i cili e rikthen dosjen për rigjykim.

Sipas Gjykatës së Posacme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria është kontradiktore pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”.

Apeli i Posaçëm e cilëson të gabuar edhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke u shprehur se: Gaboi në rikualifikimin e veprës penale.

Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Celës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë pasi nuk plotëson kushtet. Nga ana tjetër janë shkelur disa dispozita nga Prokuroria për akuzat e reja ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës si dhe në rikualifikimin e veprave penale nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila ka dhënë edhe një vendim më parë por që Gjykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë.

Tashmë çështja e Saimir Tahirit pas 3 vitesh do të rikthehet për rigjykim nga fillimi teksa ish- ministri e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim dhe një zvarritje të qëllimshme.

 

Fraksion.com