AktualitetTë fundit

Përveç Erjon Veliajt izololohen edhe tre deputetë me Covid-19

Koronavirusi është përhapur edhe në politikë. Ka qenë kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj i cili nëpërmjet një postimi në rrjete sociale njoftoi se është prekur nga Covid-19 pasi testi i ka rezultuar pozitiv.
Për ketë arsye ai është izoluar në shtëpi me familjen e tij, në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa do të vijojë të ndjek punët e bashkisë në distancë.
Mësohet se gjithashtu edhe  kontaktet më të afërta të kryebashkiakut janë izoluar, pavarësisht se nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes , ndërsa pjesa tjetër e punonjësve vijojnë normalisht punën nën masa mbrojtëse.

Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ambjentet e Bashkisë së Tiranës u dezinfektuan mëngjesin e kësaj të marte si dhe u realizua hetimi epidemiologjik. Ekipi i Institutit të Shëndetit publik u paraqit pranë institucionit publik për kryerjen e tamponëve ndaj punonjësve të dyshuar.

Edhe deputetët e Parlamentit nuk i kanë shpëtuar sëmundjes infektive.

3 javë më parë ishte prekur deputeti i ri socialist Eljo Hysko, ku pas tamponit të djeshëm rezultoi negativ. Ndërsa nga opozita u konfirmuan pozitiv me Covid 19 deputet Enver Rroshi dhe Ralf Gjoni. Ky i fundit prej 3 ditësh shfaqte shenja të sëmundjes si temperaturë dhe gjendje gripale. Në një status në Facebook ai njofton se do të qëndrojë në izolim total për 14 ditë për të mbrojtur të tjerët, ku si pasojë do të humbë dhe javën më intensive parlamentare të hapjes së listave nga ky virus i padukshëm. Por mbi të gjitha thotë Ralf Gjoni, e rëndësishme është të tregohemi të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse.

Një thirrje për përballimin e kësaj situate shqetësuese e ka dhe presidenti Ilir Meta ku i kërkon qeverisë një strategji më efikase dhe transparentë, ndërsa njerëzve u apelon që të respektojnë protokollet shëndetësore, mbajtjen e maskave dhe distancën fizike.presidenti meta uron gjithashtu shërimin sa më të shpejtë të kryebashkiakut Veliaj dhe familjes së tij.

 

Fraksion.com