AktualitetKosovaTë fundit

Mbi 400 pacientë me koronavirus, të shtrirë në QKUK dhe spitale

Mbi 400 pacientë, të infektuar me koronavirus, janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës njoftoi se, në total, numri i të hospitalizuarve është 608, por prej tyre 414 pacientë janë të infektuar me koronavirus.

Njëzetekatër nga ta janë vënë në respiratorë, ndërsa 23 në makinat e frymëmarrjes, të njohura si CPAP.

Kosova ka gjithsej 700 shtretër në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Kryeministri Avdullah Hoti tha të martën se, në rast nevoje, do të përdoret edhe spitali i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kosova, të hënën, ka shënuar rekord të rasteve të reja ditore me koronavirus: 276.

Të martën, numri i përgjithshëm i tyre është rritur edhe për 239, përkatësisht në 7,652.

Prej tyre, gjithsej 192 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 4,129 janë shëruar.

 

Fraksion.com