AktualitetTë fundit

Dhunë dhe shfrytëzimi i prostitucionit; OFL u dërgon kërkesën 4 të dënuarve në Lezhë e Kurbin

Operacioni “Forca e Ligjit” u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të burimeve të pasurisë katër të dënuarve, tre në Lezhë e dy në Kurbin.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Gj. M., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Gj. Gj., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;

A. D., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

L. Z., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

 

Fraksion.com