Vetingu: Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Blerona Hasa
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur sot vendimin pas procesit të rivlerësimit për Blerona Hasa, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi, pasi analizoi provat dhe fakte për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Blerona Hasa.
Gjyqtarja Blerona Hasa e Gjykatës Administrative të Apelit u përballet të enjten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, Hasa është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.
Fraksion.com