AktualitetPolitikëTë fundit

Takimi me Ramën për “Zgjedhoren”; Ambasada e SHBA: Kim e falenderoi kryeministrin për udhëheqjen e tij për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Kreu i Delegacionit të BE-së, Luigi Soreca zhvilluan sot një takim me Kryeministrin Edi Rama lidhur me reformën zgjedhore.

Ambasada amerikane në një njoftim rreth takimit ka theksuar se “takimi zgjati për rreth një orë, ndërsa ambasadorja Kim falënderoi kryeministrin Rama për udhëheqjen e tij dhe sigurinë e dhënë për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimeve të ndërsjellta në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë.

Ambasada thekson rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente në miratimin e reformës.

 

Fraksion.com