AktualitetNATO/BETë fundit

COVID-19: Spanja dorëzon furnizime mjekësore në Irak

Të dielën më 26 korrik 2020, si përgjigje ndaj një kërkese për ndihmë ndaj COVID-19 nga Iraku në Qendrën Euro-Atlantike të Koordinimit të Emergjencave ndaj Fatkeqësive të NATO-s (EADRCC), Spanja dorëzoi furnizime kritike mjekësore për autoritetet irakene. Dhurimi nga Ministria e Mbrojtjes Spanjolle iu dorëzua Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Operacioneve të kryeministrit, gjeneralmajor Mohamed Al Shimary, nga Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Spanjolle Mariana Figueroa Sánchez, gjatë një ceremonie të vogël në Bagdad International Airport.

Dërgesa e ndihmës përbëhej nga pajisje mjekësore thelbësore, duke përfshirë maska ​​oksigjeni, doreza mbrojtëse personale, kostume mbrojtëse dhe maska ​​për fytyrën N95, si dhe dezinfektues, pompa spërkatëse dhe ilaçe. Në bashkëpunim me Misionin e NATO-s Irak, Ambasada Spanjolle në Irak dhe Ministria Spanjolle e Mbrojtjes koordinuan dërgimin e sendeve në Irak duke përdorur një aeroplan komercial.

EADRCC është mekanizmi kryesor i NATO-s për reagimin ndaj urgjencave civile. Qendra operon mbi bazën 24/7, duke koordinuar kërkesat dhe ofertat e ndihmës. Që nga fillimi i pandemisë COVID 19, EADRCC ka koordinuar kërkesa nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA)  nga  16 vende të NATO-s dhe vendet partnere, duke rezultuar në dhjetëra oferta ndihme.

Misioni i NATO-s Irak është themeluar më 1 nëntor 2018 me ftesë të Qeverisë së Republikës së Irakut dhe është e angazhuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Eshtë një mision këshillues, trainues dhe ndërtimi i kapaciteteve jo-luftarake dhe kontribuon në ndërtimin e sigurisë dhe stabilitetit duke ndihmuar Forcat e Armatosura të Irakut të bëhen të vetëqëndrueshme dhe gjithnjë e më efektive në mposhtjen e terrorizmit.

 

Fraksion.com