“Listat e hapura 100 %”; Meta: Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë edhe Presidentin e Republikës
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish mbi ndryshimet kushtetuese, të cilat konsistojnë në hapjen e listave.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka theksuar dhe njëherë se hapja e listave duhet të bëhet 100%, duke i qëndruar kështu dhe propozimit të kreut të PD, Lulzim Basha.
Teksa shprehet se listat e hapura do të sjellin rivendosjen e parlamentarizmit në vend, Meta shkon më tej duke thënë se bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt dhe Presidentin e Republikës.
Postimi i plotë i Metës:
Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.
Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.
Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.
Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!
SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT! 


Fraksion.com