AktualitetTë fundit

COVID-19: Qendra Kombëtare e Urgjencës mbi 500 thirrje në ditë për koronavirusin

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore përmes numrit unik të telefonit 127 ka marrë 540 thirrje në ditë dhe më shumë se 2200 thirrje në dy javët e fundit për shqetësime të ndryshme nga qytetarët në të gjithë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shpërndau sot një video nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ku shihet stafi mjekësor në krye të detyrës.

Stafi i QKUM ka kryer mbi 350 misione në ditë në të gjithë vendin duke i’u përgjigjur në kohë qytetarëve.

Situata e krijuar nga përhapja e COVID19 ka rritur numrin e thirrjeve  dhe në dy javët e fundit janë kryer mbi 540 thirrje ditore, ndërkohë që janë kryer rreth 42 misione në ditë për persona të prekur apo të dyshuar me Covid19.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com