AktualitetPolitikëTë fundit

“Na vjen keq t’ju  zgjojmë nga dremitja”; Ambasadorja Kim: BKH do ngrihet, ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar sot se disa ëndërrojnë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të ngrihet kurrë, por ka theksuar ajo, ëndrra e tyre nuk do të bëhet realitet.

“Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH nuk do të ngrihet kurrë, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq t’ju  zgjojmë nga dremitja, por ëndrra juaj nuk do të bëhet realitet” është shprehur Kim.

“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara”, ka theksuar ajo.

Postimi:

Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të vendoset, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara.

 

Fraksion.com