AktualitetPolitikëTë fundit

“Jam shumë e lumtur”; Hajdari për listat e hapura 100%: Të shohim si do ecim para

Deputetja Rudina Hajdari ka përshëndetur propozimin e opozitës së bashkuar, për hapjen e listave të hapura 100%.

Hajdari doli e kënaqur nga mbledhja ku tha se më në fund të gjithë palët ranë dakord për hapjen e listave.

“Jam shumë e lumtur që PD pranoi se listat e hapura janë zgjedhja më e mirë për përmirësimin e demokracisë. Kemi dy vite që po përpiqemi të binden për këtë. Tashmë kemi dhe një iniciativë ligjore që garanton pikërisht hapjen e listave, i qëndrojmë asaj që të jenë të hapura në 100 përqind. Tashmë listat e hapura janë realitet. Jam shumë e lumtur për këtë.

Të gjithë tani erdhën te qëndrimi ynë. Kemi tre palë që po mbështesin plotësisht listat e hapura, tani të shohim si do ecim para.

 

Fraksion.com