“Shqipëria në krah të Kosovës”; Basha: Sot është koha për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha kujton sot 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Basha shprehet se “10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
“Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit”, thekson ai.
Basha shton se “Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë SHBA/BE, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen”.
Fraksion.com