AktualitetPolitikëTë fundit

Reforma zgjedhore: Kuvendi miraton me 99 vota marrëveshjen e 5 qershorit

Kuvendi miratoi sot me 99 vota pro, marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Pas debateve në Kuvend marrëveshja u votua me 100 vota pro në parim, 6 kundër, 3 abstenim, në tërësi 99 vota pro, 6 kundër, 4 abstenim.

Kjo marrëveshje u arrit në Këshillin Politik ku merrte pjesë mazhoranca, opozita jashtëparlamentare dhe opozita parlamentare.

Marrëveshja e 5 Qershorit parashikon:

1. Identifikimi elektronik
ODIHR rekomandon Këshillit politik që çdo tranzicion i identifikimit elektronik, votimit ose numërimit të fillojë me një program pilot që përfshin jo më shumë se 20% të votuesve që Këshilli sugjeroi. Megjithatë, partitë angazhohen të mbështesin zbatimin e identifikimit elektronik që përfshin 100% të votuesve në zgjedhjet e ardhshme në masën që është teknikisht i zbatueshëm

2. KQZ
KQZ do të ketë një zv/komisioner, i cili do të jetë në krye të përcaktimit të zbatueshmërisë dhe zbatimit të identifikimit biometrik të votuesve. Nënkomisioneri duhet të ketë përgjegjësi të përbashkët dhe të barabartë me kryetarin për përzgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik për votuesit. Nënkryetari duhet të monitorojë dhe ushtrojë mbikëqyrje mbi rekrutimet dhe skemën e trajnimit për komisionerët, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar. Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ dhe nënkomisionerin në trajnime për zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve.

3. KQZ
Struktura e KQZ duhet të përbëhet nga Rregullatori (pesë anëtarë); Apeli (pesë anëtarë); dhe një kryetar ekskluziv dhe nënkryetar ekzekutiv. Anëtarët do të bien dakord në proporcion shumicë-pakicë në organet rregullatorë dhe të apelit. Komisioneri i shtetit do të zgjidhet përmes konsultimeve.

4. Ekipet e numërimit
Dy zyrtarë jopolitikë, njëri prej të cilëve numëron ndërsa tjetri ndihmon, ndryshojnë rolet në çdo kuti votimi. Anëtarët e mbetur do të jenë ose dy monitorues, secili nga qeveria dhe opozita, ose tre vëzhgues, secili nga qeveria dhe opozita ose një monitorues nga katër partitë kryesore parlamentare që rezultuan nga zgjedhjet e 2017.

5. Qendrat e votimit
Dy anëtarë të komisionit kanë të drejta dhe përgjegjësi të kufizuara tek monitorimi dhe kontestimi (titulli do të përcaktohet) një nga qeveria dhe një nga pakica, dhe tre të përcaktuar me short nga KQZ, nga të cilët vetëm një do të veprojë si kryetar dhe do të ndërmarrë vendime. Dy të tjerët do të shërbejnë si ndihmës të kryetarit pa të drejta vote.

6. KZAZ
Duhet të ketë të njëjtë strukturë si qendrat e votimit.

7. Kolegji zgjedhor
Duhet të zgjidhet nga gjyqtarë, të cilët e kanë kaluar procesin e vettingut.

8. Procesi i Apelimit
Procesi i dëgjesave të apelimit te Kolegji Zgjedhor mbetet i pandryshuar (dmth seancat dëgjimore nuk do të nisin në Gjykatën Kushtetuese).

9. Depolitizimi
Nuk do të bëhen ndryshime në administratën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Nëpunësit publikë do të mund të jenë pjesë e administratës zgjedhore në zgjedhjet (parlamentare dhe vendore) duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme. Reforma në vazhdim e administratës politike në Shqipëri do të ketë në qendër të vëmendjes depolitizimin e shërbimit publik.

10. Miratimi
Të gjitha propozimet e rëna dakord do të hartohen në ndryshime ligjore që do të shqyrtohen dhe kontrollohen nga Këshilli Politik për të reflektuar siç duhet marrëveshjen, përpara se ajo të kalojë në parlament, pa ndryshime të mëtejshme apo amendamente. Nëse propozohen ndryshime ligjore teknike të këtyre amendamenteve nga organet parlamentare, ato duhet të miratohen nga Këshilli Politik para se të votohen.

11. Masat shtesë
Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe do të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta, ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR, sa i përket: (1) blerjes së votës; (2) presionit ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimit dhe abuzimit të administratës publike; (4) marrëveshjeve të fshehta me grupet kriminale; (5) lirisë dhe sekretit të votës; dhe (6) manipulimit e falsifikimit e rezultateve zgjedhore.

 

Fraksion.com