AktualitetTë fundit

Pasaktësi në deklarime: Vetingu shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit, Flutura Skënderi

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit, Flutura Skënderi.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës u përball të martën me probleme të pasurisë si dhe me dyshime për konflikt interesi në shqyrtimin e dy çështjeve gjatë seancës dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Një vit më vonë ajo është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku edhe e ushtron aktualisht funksionin e gjyqtares.

Gjatë seancë dëgjimore në KPK, u tha “se ka pasur disa mungesa në deklarimin e pasurisë dhe për marrëdhënies me një shoqëri tregtare. Rezulton se nuk mbulon me të ardhura një shumë prej 2.8 mln lekësh e përllogaritur ndër vite. Problematika u ngritën dhe për shkollimin e vajzës, së pari në Maltë dhe më pas masterin në Britaninë e Madhe. Sipas KPK nuk ka pasur mundësi për të mbuluar shpenzimet e vajzës”.

 

Fraksion.com