AktualitetPolitikëTë fundit

Mesazhi i Ramës: Të ankohesh për një problem pa i dhënë një zgjidhje quhet kuisje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke sjellë një citim nga presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Theodore Roosvelt në vitet 1901-1909.

“Të ankohesh për një problem pa i dhënë një zgjidhje quhet kuisje”, shprehet Rama duke cituar Roosevelt.

Ndërkohë, Opozita e Bashkuar ka kërkuar që të miratohet në Kuvend pa asnjë ndryshim marrëveshja e 5 qershorit por nga ana tjetër nuk pranon marrëveshjen e 21 korrikut PS- opozitë parlamentare. Nga ana tjetër as grupi demokrat parlamentar do të votojë sot kundër marrëveshjes së 5 qershorit.

Sot nuk do të ketë këshill politik pavarësisht kërkesës së opozitës së bashkuar, ndërkohë dje mbledhja zgjati shumë pak, ndryshe nga çdo herë tjetër. Kjo është për shkak të marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare për votimin në kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit, me disa ndryshime kushtetues.

 

Fraksion.com