AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi: Interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe ministrin e Punëve të Jashtme

Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës ku në rend të ditës është një interpelancë urgjente me ministren për Arsimin, Rininë dhe Sportet, Besa Shahini kërkuar nga një grup deputetësh.

Gjithashtu Kuvendi do të zhvillojë edhe një interpelancë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme kërkuar nga deputeti Kostaq Papa.

Në Kuvend sot do të shqyrtohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për 2019

Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Ministrave për gjendjen në shërbimin civil për vitin 2019.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe raportin e veprimtarisë vjetore të Institutit të Statistikave për vitin 2019.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

Sot do të shqyrtohet edhe Akti Normativ “Për një shtesë në aktin normativ, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë sot edhe projektligjin “Kodi ajror”.

Në Kuvend do të shqyrtohet edhe Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit” të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për programin e zhvillimit rajonal në Shqipëri (faza 4, 2019-2023).

Gjithashtu do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin “Për kthimin e ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar””.

Gjithashtu sot do të shqyrtohet edhe Dekreti “Për kthimin e ligjit nr. 15/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 74/2020 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, të ndryshuar”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin në Kuvend të ligjit nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar”.

 

Fraksion.com