Java e NATO-s në Beograd; Ndihmësja e Sekretarit të Përgjithshëm për Diplomacinë Publike merr pjesë
Të mërkurën (22 korrik 2020), Ndihmësja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Diplomacinë Publike, Baiba Braže, mori pjesë në Javën e NATO-s në Beograd, një ngjarje vjetore e organizuar nga Qendra për Studime Euro-Atlantike në Serbi dhe e mbështetur nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s. Në një panel diskutimi në internet, Ndihmësja e Sekretarit të Përgjithshëm adresoi përgjigjen e NATO-s ndaj pandemisë dhe rolit të saj në forcimin e rezistencës ndaj dezinformatave.
Ajo foli për sfidën e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e komunikimit të bazuar në fakte për të luftuar dezinformimin.
“Eshtë e rëndësishme që NATO të tregojë faktet – se solidariteti ekziston në partneritetin tonë. Serbia është një vend i rëndësishëm për NATO-n dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, “tha ajo.
Pjesëmarrës të tjerë në këtë aktivitet ishin ministri i Jashtëm serb Ivica Dačić, nënkryetari i Parlamentit Kombëtar të Serbisë Vladimir Marinković, shefi i Mbrojtjes serbe Milan Mojsilović, komandanti i KFOR gjeneralmajor Michele Risi dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse Ushtarake të NATO-s në Beograd, gjeneralbrigade Tommaso Vitale.
Fraksion.com