Humb jetën në detyrë efektivi i Komisariatit nr.1 të Policisë
Një punonjës i policisë së komisariatit nr.1 në kryeqytet ka ndërruar jetë pasditen e sotme teksa ishte ne detyre.
Mësohet se polici me inicialet R.T., 55 vjeç punonte në ruajtjen e objekteve. Ka dyshime se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
“Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.”, thuhet ne njoftimin e policise.
Fraksion.com