Gjermania do të zgjasë Rregulloren e Ballkanit për punëtorët
A do të kenë të drejtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë të vijnë për t’u punësuar në Gjermani ?
Qytetarët e këtyre vende kanë pasur të drejtë të merrnin vizë pune në Gjermani që nga janari i vitit 2016 – madje edhe pa njohuri të gjermanishtes dhe pa kualifikim profesional. Kusht është që aplikanti të paraqesë kontratën e punës dhe miratimin nga Agjenca Federale e Punësimit.
Sipas një studimi të Institutit për Tregun e Punës dhe Kërkimit Profesional (IAB) 58 përqind e fuqisë punëtore nga Ballkani Perëndimor janë punësuar si specialistë ose ekspertë, kryesisht në industrinë e ndërtimit.
Fraksion.com