AktualitetTë fundit

Aksident i trefishtë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; 3 të plagosur

Një aksident i trefishtë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku si pasojë 3 persona janë plagosur.

Bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.07.2020, rreth orës 17:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë përfshirë në aksident 3 mjete. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njeri prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com