Zgjati vetëm 40 minuta; Përfundon mbledhja e Këshillit Politik
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik ku pjesëmarrëse ishin të gjitha palët përveç opozitës jashtë parlamentare.
Këshilli Politik është mbledhur sërish këtë pasdite për të diskutuar mbi ndryshimet politike për Reformën Zgjedhore një ditë pas marrëveshjes PS- opozitë parlamentare. Në mbledhjen e sotme mori pjesë kryeministri Edi Rama dhe negociatori socialist, Damian Gjiknuri, si dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, si Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
Ndërkohë, në këtë mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, e cila është prezantuar më parë dhe do të prezantohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Politik me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, dhe negociatorët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Dita e sotme ka qenë e ngarkuar me shkëmbim mesazhesh nga negociatori i PS, Gjiknuri, i cili ka kërkuar mbledhjen e sotme të Këshillit, për të diskutuar ndryshimet kushtetuese.
Opozita e bashkuar i është përgjigjur Gjiknurit me kërkesën për shtyrjen e mbledhjes për nesër ose të premten. Pra, opozita e bashkuar ka thënë se do të jetë pjesë e Këshillit Politik, por ose nesër pasdite, ose ditën e premte. Por ndërkohë mësohet se pjesë e tyrezës është dhe i dërguari i SHBA, Ian Crawford i cili është shefi i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën amerkane. Crawford nuk është emër i padëgjuar për publikun shqiptar pasi ishte negociator i marrëveshjes së parë në Këshillin Politik.e cila u konkretizua më 5 qershor.
Ditën e djeshme u nënshkrua marrëveshja PS- opozitë parlamentare për marrëveshjen e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese. Për marrëveshjen e 5 qershorit nga opozita parlamentare kundra ka dalë vetëm grupi demokrat që ka deklaruar se do të votojë kundër teksa dy grupet e tjera u dakordësuan ta miratojnë në Kuvend. Ndërkohë Opozita e Bashkuar nuk e ka pritur mirë këtë marrëveshje duke e kundërshtuar atë madje duke e konsideruar edhe si një ‘grisje’ të marrveshjes së 5 qershorit.
Por gjithsesi me mesazhet e fundit Opozita e Bashkuar ka treguar se është e gatshme të vijojë punën në Këshillin Politik por jo sot, teksa ka lënë të hapura si mundësi nesër apo pasnesër. Sot në mbledhje janë të pranishëm vetëm Rama me Gjiknurin nga PS dhe Hajdari me Murrizin nga opozita parlamentare.
Fraksion.com