Rama apel opozitës jashtëparlamentare: Mos bojkotoni Këshillin Politik, të vijojmë dialogun tripalësh
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot apelin drejtuar opozitës jashtëparlamentare për të mos bojkotuar mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.
“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik”, shprehet Rama.
“Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese”, ka theksuar Kryeministri Rama.
Një ditë më parë mazhoranca arriti një marrëveshje me opozitën parlamentare ku u dakordësua që në seancën e 23 korrikut të votohet marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik dhe më 30 korrik të votohet për listat e hapura.
Rama i bëri ftesë kreut të PD-së Basha që “të mos bëjë gabime të së shkuarës, duke refuzuar tryeza dhe të vijojmë punën së bashku”.
Fraksion.com