“Mos nxitni korrupsionin”; Yuri Kim partive: Kujdes me kandidatët, do të mbani përgjegjësi
Yuri Kim ka paralajmëruar liderët e partive politike në Shqipëri se do të mbajnë përgjegjësi për kandidatët që do të garojnë nën siglën e partive të tyre.
Kim thotë se kandidatët duhet të vetohen pasi votuesit nuk duhen fyer që të dëmtohet demokracia dhe mos nxitet korrupsioni. Teksa zgjedhjet parlamentare janë afër 9 muajsh larg, partitë në Shqipëri kanë filluar procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për t’u paraqitur në zgjedhje me listat e veta të kandidatëve për deputetë.
Postimi i Yuri Kim:
Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vetoni kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin.
Warning: As parties prepare for elections, leaders will be held accountable for those running under their banner. Please vet your candidates – don’t insult voters, don’t undermine democracy, don’t promote corruption.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 22, 2020
Fraksion.com