AktualitetEkonomiTë fundit

Eksportet drejt Turqisë rriten me 12.2%

Eksportet shqiptare drejt Turqisë u rritën në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në gjashtëmujorin e pare të 2020-s eksportet shqiptare drejt Turqisë llogariten 1.1 miliardë lekë. Referuar të dhënave krahasuar me 6-mujorin e 2019- eksportet llogariteshin 981 milionë lekë.

Ndryshe nga eksportet ku kemi një rritje prej 12.2%, importet në këtë periudhë kanë shënuar një rënie të lehtë.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ato llogariten në vlerën e 25 miliardë lekëve, ndërkohë në të njëjtën periudhë të 2019-s importet nga Turqia arritën në 26.8 miliardë lekë.

 

Fraksion.com