SHBA: Dy hakerë kinezë akuzohen se shënjestruan hulumtimet për COVID-19
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar dy hakerë kinezë se kanë shënjestruar kompani të ndryshme, në gjithë botën, të cilat po hulumtonin zbulimin e një vaksine kundër COVID-19.
Aktakuza, e njoftuar nga Departamenti i Drejtësisë më 21 korrik, gjithashtu akuzon hakerat se kishin në shënjestër organizata joqeveritare, disidentë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë.
Njoftimi për aktakuzën ndodhë në kohën kur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me kryeministrin britanik, Boris Johnson për të diskutuar shqetësimet për veprimet kineze brenda dhe jashtë vendit, përfshirë shkeljet e të drejtave të njeriut.
Zëvendës Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), David L. Bowdich, tha në një konferencë për media në Uashington se, aktakuza i vë në dijeni udhëheqësit kinezë se hakimi i pronës intelektuale, që ndodhë me mbështetjen e shtetit, do të ketë “pasoja serioze dhe rreziqe”.
Zyrtarët e sigurisë amerikane, britanike dhe kanadeze më 17 korrik paralajmëruan se hakerët rusë gjithashtu po synonin organizatat e përfshira në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.
Fraksion.com