AktualitetTë fundit

Ruçi, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Boçi: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në humor dhe teatër

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit, Artistit të Merituar, Fuat Boçi.

Ruçi thekson se “Galeria e personazheve që krijoi Fuati janë dhe do të jenë të gjallë në artdashësit dhe qytetarët shqiptarë”.

“Fuat Boçi ishte një aktor i madh, artist i shquar dhe personalitet i humorit dhe artit dramatik shqiptar. Si aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957, dhe aktor i teatrit “Bylis”, Fuati u dha këtyre trupave, humorit dhe teatrit shqiptar një kontribut të pakrahasueshëm. Galeria e personazheve që krijoi Fuati janë dhe do të jenë të gjallë në artdashësit dhe qytetarët shqiptarë Arti dhe humori shqiptar humbi një ndër emblemat e veta, qyteti i Fierit humbi një qytetar të rrallë e të nderuar, Shqipëria një artist, qytetar dhe personalitet të rrallë”, thekson Ruçi.

 

Frakson.com