AktualitetPolitikëTë fundit

” Listat do të hapen”; Rama pas takimit me Kim: Partia socialiste do atë që duan qytetarët

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një shënimi të shkurtër në facebook thotë se listat do të hapen për shkak se kjo është ajo që duan qytetarët shqiptarë.

Kjo siguri e Ramës vjen pas takimit që ai pati ditën e sotme me ambasadoren e Amerikës Yuri Kim, me të cilët raportohet se foli për këtë çështje.

“Hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse partia socialiste do atë që duan qytetarët,”, shkruan Rama. Kryeministri ditën e sotme do të takohet në kryesi me kryetarin e grupit opozitar në parlament Myslim Murrizin.

Postimi i z Rama:

HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT🌹

 

Fraksion.com