Kryenegociatori Mazi takim me ambasadorët e vendeve të BE-së
Kryenegociatori për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ambasadori Zef Mazi zhvilloi sot një takim online me ambasadorët e vendeve të BE.
Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Lugi Soreca u shpreh se, “kryetarët e Misioneve të vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri mirëpritën sot Kryenegociatorin e sapoemëruar, ambasadorin Zef Mazi”.
Soreca tha se në takim u diskutuan hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë për të ecur përpara në procesin e pranimit.
Mazi prezantoi përparësitë e veprimtarisë të tij dhe së bashku me ambasadorët u diskutuan hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë me shpejtësi për të ecur përpara në procesin e pranimit.
Fraksion.com