Thaçi-Basha: Bashkërendimi i ngushtë midis SHBA-BE, parakusht për stabilizimin dhe perspektivën europiane
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në fjalën e tij për mediet, pas takimit që u mbajt në Presidencë, Basha e vuri theksin tek bashkëpunimi i ngushtë mes forcave politike, gjë që sipas tij, e forcon Kosovën në sfidat me të cilat përballet.
Thaçi tha se “sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë në Shqipëri, për mundësitë e bashkëpunimit më të mirë, një bashkëpunimi vëllazëror mes institucioneve tona dhe njerëzve tonë. Destinacioni i Kosovës është që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-s dhe e BE-së. Mendoj se çdo përvojë pozitive nga Shqipëria dhe përvoja e kontributi i Bashës në këtë proces në veçanti për liberalizimin e vizave është e rëndësishme për ne institucionet e vendit”.
Po ashtu, Thaçi shtoi se diskutuam dhe për dialogun mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
“Për ne, është me rëndësi jetike që të kemi një koordinim, e para mes spektrit politik në Kosovë, një konsensus sa më të gjerë, sa më përfshirës, në mënyrë që të jetë një angazhim i unitetit të qytetarëve, shoqërisë civile, politike, partive, institucioneve. Gjithmonë kontributi i Shqipërisë ka qenë i mirëseardhur, ndërsa gjithashtu është jetike për ne dhe faktorin ndërkombëtar të jetë i koordinuar së pari Bashkimi Europian, por edhe një koordinim i ngushtë mes Washington-it dhe Brukselit në mënyrë që të jetë një proces i sigurt, i besueshëm, pastaj edhe i pranueshëm nga qytetarët e Kosovës dhe që duhet të përmbyllet me njohje reciproke sa më të shpejtë që është e mundur”, tha Thaçi.
Nga ana e tij, Basha falënderoj Presidenti Thaçi për shkëmbimin e informacionit për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Shqipëri dhe hapat që po hidhen në drejti të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me objektiv final njohjen reciproke.
Basha tha se “bashkërendimi i të gjithë forcave politike të Kosovës, bashkëpunimi i tyre vetëm e forcon dhe e fuqizon Kosovën në sfidat në të cilat po përballet aktualisht. Po kështu, si parti e orientimit Euroatlantik, kam theksuar bindjen dhe besimin se bashkërendimi i ngushtë midis SHBA dhe BE, ka qenë dhe mbetet një parakusht për suksesin e çdo iniciative në raport me stabilizimin përfundimtar dhe perspektivën europiane dhe euroatlantike të gjithë vendeve të rajonit që e dëshirojnë këtë dhe në veçanti sa i përket dialogut besoj dhe shpreh bindjen se një bashkërendim i tillë do ta fuqizojë, do ta përshpejtojë procesin e dialogut me synim njohjen reciproke midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Shpreha mbështetjen totale timen dhe të Partisë Demokratike, të opozitës së bashkuar për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikës në Kosovë, në veçanti për ata që kanë sakrifikuar këto 22 vite për lirinë e Kosovës dhe që u duhet të vazhdojnë të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fruteve të lirisë, pavarësisë dhe dinjitetit njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës dhe në veçanti për presidentin Thaçi dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij. Ju Faleminderit!”
Ai shprehu mbështetje për të gjitha qëndrimet e krerëve të institucioneve dhe të politikes në Kosovë, në veçanti për ata që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe që u dihet të sakrifikojnë në plan personal për të siguruar vazhdimësinë e fryteve të lirisë të pavarësisë dhe të dinjiteti njerëzor për gjithë qytetarët e Kosovës, në veçanti për presidenti Thaçi dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i vijoi takimet në Kosovë edhe me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
Pas takimit në një konferencë të përbashkët për mediet, Osmani tha se “patëm një diskutim shumë të mirë, për rezultatet që kemi arritura në të kaluarën, por dhe ashtu të flasim se si mund ta rrisim këtë bashkëpunim në të ardhmen”.
“Natyrisht është e domosdoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojmë veprimet e tyre në shumë aspekte. Ka qa shumë hapësirës ku mund të përmisojmë raportet tona bilaterale qofte në aspektin ekonomik tregtarë por mbi të gjitha ajo që biseduam ishte bashkërendimi i raporteve tona ndërkombëtare, sepse një bashkërendim në politiken e jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë gjithnjë është treguar i suksesshëm kur ai ka qenë i sinqertë dhe ka qenë në linjë të plotë me interesin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, tha ajo
Kryetari i PD-së Lulzim Basha e falënderoi Osmanin për qëndrimet sipas tij, të qarta në mbështetje të agjendës së të gjithë forcave politike të Kosovës, përsa i përket procesit të dialogut midis Kosovë dhe Serbisë.
“Konsideroj se dialogu ka qenë, është dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por se objektivi i pandryshueshëm i këtij dialogu është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ai
Në vijim, Basha shtoi se “në këtë kontekst zhvillimet e viteve të fundit na kanë mësuar me suksese dhe me sfida, por ajo që është më e rëëndësishme është siç jemi bashkë në gëzime të jemi bashkë edhe ne sfida dhe në këtë konteks, për ne është e qartë si drita e diellit se ndihma më e mirë që Shqipëria mund të japë është mbështetja totale për Kosovën dhe institucionet dhe qytetarët e Kosovës duke respektuar pavarësinë dhe duke bërë gjithçka për ruajtjen e sovranitetit territorial të Kosovës si vlera dhe investimet të përbashkëta kombëtare shqiptare, dhe si një investim esencial i partnerëve tanë euroatlantikë”.
Basha gjatë vizitës në Kosovë takoi edhe kryetarin e partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj. “Gjithmonë ka kohë për përplasje ose për konkurencë të politikës së brendshme, ndërsa pozicioni i Kosovës, temat që janë më interes nacional, ato duhet të jenë prioritet dhe, më shumë se kurrë, duhet një unitet i forcave politike në Kosovë, ato në pozitë dhe opozitë”, tha Limaj në një dalje të përbashkët për mediet pas takimit.
Basha vizitoi edhe selinë e LDK-së ku u takua me nënkryetarin e kësaj partie, Agim Veliu. “Investimi 30 vjeçar i LDK, si shtyllë e stabilitetit politik në Kosovë, do të përkthehet sërish në bashkëpunim me forcat e tjera politike për të arritur objektivat e përbashkët në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u shpreh Basha gjatë takimit.
Kryetari i PD-së pati një takim në Prishtinë edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ramush Haradinaj dhe familja Haradinaj janë simbol i luftës për lirinë e Kosovës. Familja Haradinaj i dha Kosovës dy prej heronjve të saj, ndërsa vetë Ramush Haradinaj i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim si në luftë e në paqe. Haradinaj jo vetëm bëri luftën, por edhe e mbrojti luftën e drejtë për pavarësinë e Kosovës para drejtësisë ndërkombëtare”, u shpreh Basha.
Fraksion.com