AktualitetTë fundit

“S’ka kush mendon për artistët”; Këngëtari në protestë: Lokalet e natës mos mbyllen, të funksionojnë me maska ose rregullore të re

Këngëtari i njohur korçar, Devis Xherahu i është bashkuar sot protestës para kryeministrisë pasi mendon se lokalet e natës nuk duhen mbyllur siç e parashikon tashmë akti normativ nga Ministria e Shëndetësisë.

Xherahu thotë se para kryeministrisë po zhvillohet një protest paqësore nga artistët dhe punonjësit pasi dhe lokalet e natës të funksionojnë si bankat dhe supermarketet.

Madje këngëtari propozon që ato të funksionojnë me maska ose me rregullore të re të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.

”Është e drejta jonë si artistë, që pas urdhërit nga Manastirliu, të reagojmë, se si funksionojnë bankat dhe restorantet, duhet të funksionojnë dhe lokalet e natës, me maska. Të mos mbyllen por të ketë një rregullore të re. Jo të mbyllen. Është protestë paqeje.”- tha Devis Xherahu.

 

Fraksion.com