Samiti i BE-së ende pa rezultate
Krerët e Bashkimit Evropian ende nuk kanë arritur marrëveshje për paketën e ndihmave për shkak të Coronës. Qëndrimet janë të ndara, e ka të tillë që thonë se duhet dhënë vetëm kredi por jo edhe ndihma.
Më parë krerët e vendeve anëtare të BE janë takuar së bashku, pas një pauze gjashtë orëshe. Por takimi rezultoi pa sukses. Shefi i Këshillit Michel i ka ndërprerë bisedimet e përbashkëta diku nga mesnata dhe më pas ka organizuar këshillime të ndara me kancelaren Angela Merkel dhe të tjerët. Pika kryesore e mosmarrëveshjeve është sasia e parave që duhet të ndahet për vendet anëtare nga paketa e ndihmave për shkak të Coronës.
Por që tani është e qartë se ndihmat do të jenë më të vogla, se sa ato që dëshironin kancelarja Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron. Në vend të ndihmave në vlerë prej 500 miliardë euro, tani flitet për 350 – 400 miliardë. Kryeministrat e Austrisë, Holandës, Suedisë, Danimarkës dhe Holandës nuk janë të gatshëm për kompromise të tjera, sepse këto vende janë ndër paguesit e ndihmave. Ndërsa vendet si Spanja dhe Italia kërkojnë madje që të jepen vetëm kredi që duhet të kthehen dhe jo ndihma./dw
Fraksion.com