AktualitetRajoniTë fundit

Serbi, 11 të vdekur dhe 396 raste të reja me COVID-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ndërsa janë shënuar 396 raste të reja me virus nga gjithsej 7.955 testet e realizuara.

Të dhënat zyrtare thonë se numri i personave të hospitalizuar me COVID-19 është 4.735, prej të cilëve 187 janë në respiratorë.

Deri më tani nga koronavirusi në Serbi kanë humbur jetën 472.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 20.894, ndërsa janë testuar gjithsej 550.091 persona.

 

Fraksion.com