Presidenti Erdogan viziton Xhaminë Ajasofja
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan vizitoi Xhaminë Ajasofja e cila do të hapet për faljen e namazit pas 86 vitesh, të premten më 24 korrik me namazin e xhumasë.
Erdogan qëndroi në Xhaminë Ajasofja rreth një orë ndërsa u informua rreth punimeve të kryera për hapjen nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.
Atë e shoqëruan drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe kryetari i Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë, prof. dr. Ali Erbaş.
Erdogan në dalje të Xhamisë Ajasofja përshëndeti qytetarët.
Ayasofya… pic.twitter.com/SqXRX3N5WG
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) July 19, 2020
Fraksion.com