AktualitetNATO/BETë fundit

10 190 kërkesa për azil në BE gjatë majit, 90 nga Shqipëria

Gjatë muajit maj në Bashkimin Europian janë regjistruar 10 190 kërkesa për azil në vendet e Bashkimit Europian dhe nga këto vetëm 90 janë nga vendi ynë.

Sipas një raporti të publikuar nga Zyra Europiane e Mbrojtjes së Azilantëve, nga 90-të kërkesat e regjistruara 66 kërkesa ishin për herë të parë, ndërsa 24 të tjerat riaplikime. Sipas statistikave, gjatë majit shqiptarëve iu janë refuzuar 369 kërkesa për azil të mbetura pezull brenda 6 mujorit të fundit, ndërsa 5 054 të tjera vijojnë të jenë në pritje.

Sipas raportit, 20% e të gjitha aplikimeve të bëra drejt BE-së gjatë vitit 2020 janë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, në të cilin Shqipëria dhe Serbia mbeten në nivele të qëndrueshme.

Në muajin maj janë regjistruar gjithsej 10 190 kërkesa për azil drejt vendeve të BE, rreth 1 400 më shumë sesa në muajin prill. Gjatë muajit prill pati vetëm 146 aplikime nga Shqipëria, 112 prej të cilëve për herë të parë.

 

Fraksion.com