“Normalitet i ri me maskë”; Pipero: Pandemia mund të zgjasë deri në 3 vite
Normaliteti i ri do jetë maskë. Pandemia mund të zgjasë dhe për dy apo tre vite të tjera”, kështu tha mjeku Pëllumb Pipero në studion e Hipokratit duke i dhënë përgjigje një pyetje nga publiku.
Ndërsa për shtimin e rasteve mjeku Pipero tha: Pas relaksimit të masave e dinim që do kishte rritje të rasteve, por është përtej pritshëmërive tona, por nuk menduam që do ishim të pakujdesshëm kaq sa jemi.
Dhe duke qenë se është rritur ekspozimi pra njërëzit që takohen me njëri tjetrin, aktivitetet, ka shtuar numrin e kontakteve, atyre që infektohen dhe sëmuren.
Fraksion.com