Mënyra të zgjuara që depilimi me brisk të zgjasë më shumë
Të gjitha e përdorim briskun, por e përdorim si duhet? Terapistja e bukurisë së shumë personazheve të famshëm dhe specialistja e lëkurës së markës Venus, Nathalie Eleni, shpjegon çfarë duhet të bësh para, gjatë dhe pas briskut që ta përdorësh sa më rrallë atë. Këtu janë këshillat më të nevojshme që depilimi të zgjasë:
Përdor një skrub me kripëra një ditë më pare, për të larguar gjithë qelizat pa jetë që mund të kenë qime të vogla brenda. Fillo nga kyçet dhe ngjitu lart me lëvizje në formë rrethi. Nëse ke lëkurë shumë të ndjeshme, përdor dorashka eksfoliuese që nuk e dëmtojnë lëkurën, por funksionojnë.
Bëj dush më parë për të hequr yndyrën natyrale dhe djersën dhe për të hidratuar qimet, që i bën ato 60 për qind më të lehta për t’u prerë. Dy-tri minuta është koha optimale e zbutjes (pas 15 ose 20 minutash, uji e rrudh dhe e fryn paksa lëkurën dhe rezultati nuk do jetë aq i lëmuar sa do doje).
Apliko një sasi xheli të pasur para briskut që të mos e lërë ujin të dalë nga qimet dhe të lejojë që brisku të rrëshkasë lirshëm mbi lëkurë. Kjo do të japë disa ditë shtesë me lëkurë të lëmuar. Mos ia lër në dorë sapunit, mund të bllokojë briskun. Përveç kësaj shumë lloje sapunësh e thajnë lëkurën.
Zgjidhe briskun me zgjuarsi. Është e rëndësishme të zgjedhësh një që është i përshtatshëm. Disa variante kanë pesë tehe dhe një sipërfaqe që eksfolion lehtësisht dhe disa produkte xheli përmbajnë petrolatum, që e zbut lëkurën dhe e mban lagështinë brenda saj.
Përdor brisk të ri, ata sigurojnë një proces më të mirë, më efikas dhe më të lehtë. Duhet ta ndërrosh briskun në shenjën e parë të problemeve, që, ngaqë ccdo lëkurë ka ritmin e saj të rritjes së qimeve, vetëm ti mund ta përcaktosh. Mesatarisht, gratë i ndërrojnë brisqet çdo dhjetë përdorime.
Mos e shtrëngo dorën, ushtro sa më pak presion dhe zgjidh drejtimin më të lehtë.
Lëri zonat e vështira për në fund. Ana e pasme e gjurit, ose kyçet ku kocka është afër lëkurës, janë të vështira. Por ka disa brisqe me kokë ovale që rrisin efektin edhe në këto zona.
Shpëlaje lëkurën mirë pas briskut dhe pastaj thaje me një peshqir duke thithur ujin. Mos e fërko ashpër dhe mos e thaj plotësisht. Uji që ngelet në trup do hyjë brenda lëkurës kur të aplikosh kremin, duke mos lejuar që këmbët të duken të thata, me lëkurë ta ashpër dhe ti mund të kesh një shkëlqim të shëndetshëm.
Lyeji këmbët e rruara me vaj natyral trupi, mos përdor parfume dhe fragrance sintetike. Provo vaj të thjeshtë kokosi ose makademia, që blihen në dyqane me produkte të shëndetshme dhe në farmaci, do ta ushqejnë nga brenda lëkurën. Aplikoje çdo mbrëmje para gjumit.
Fraksion.com