Life StyleTë fundit

“Kënga më e dëgjuar e javës”, ky është projekti që zbriti nga froni Mozzik dhe Kidën

Konkurrenca mes këngëtarëve këtë verë duket të jetë tejet e fortë, pasi pjesa më e madhe prej tyre po vijnë me super hite dhe ne s’po dimë kë të dëgjojmë më parë.

Megjithatë, duket se pavarësisht se na pëlqejnë të gjitha, disa ia dalin të na fiksojnë dhe të dëgjohen më shumë se të tjerat.

Javën që lamë pas “PP” e Mozzik dhe Kida bëri namin duke u kthyer në këngën më të dëgjuar të shqiptarëve. Ajo vijon suksesin e saj duke numëruar mbi 15 milionë klikime, megjithatë ka zbritur nga froni.

Kjo pasi një tjetër projekt është më i dëgjuari nga shqiptarët për këtë javë.

Epo sigurisht është ajo që po mendoni “Panorama” nga Ardian Bujupi dhe Xhensila, që ka rezultuar një super hit. Kënga ka kapur 7.6 milionë klikime vetëm për 1 javë dhe pritet të thyej goxha rekorde.

Sipas Billboard Albania, dyshja ia ka dalë të ngjitet në vendin e parë për këtë javë, teksa vendi i dytë i takon po Mozzik dhe Kidës.

5 vendet e para plotësohen më tej me Mozzik “Madonna”, Majk dhe Ghetto Geasy me këngën “Je t’aime”, ndjekur nga “Aman” e Dafinës, Ledrit, Lumi B dhe “Parajsa ime” e Albanit dhe Elgitit.

Më tej, renditja është si vijon “Baby”, “Elizabeta”, “DMP”, “Ajo po don”.

 

Fraksion.com