AktualitetPolitikëTë fundit

Varhelyi: Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur, por marrëveshja e 5 qershorit të votohet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur vendimin e PD- PS për t’u ulur në Këshillin Politik për ndryshimet kushteutese që çojnë në hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve.

Ai thotë se gjithpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale por Komisioneri i rikthehet përsëri marrëveshjes së 5 qershorit. Ai thotë se ajo marrëveshje është vendimtare dhe duhet të ruhet dhe të votohet shpejt pasi adreson një nga kushtet e BE.

‘’Reforma zgjedhore në Shqipëri. Është mirë që Këshilli Politik do të diskutojë ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor. Gjithëpërfshirja është mënyra e duhur për çështjet elektorale. Marrëveshja vendimtare e 5 qershorit ruhet dhe votohet shpejt në ligj pasi adreson një kusht kryesor për bisedimet e pranimit të BE.’’- shkruan Varhelyi.

BE duket se e ka të qartë që marrëveshja e 5 qershorit është ajo që përmbush kushtin nga Shqipëria për Reformën Zgjedhore, dhe ajo duket nga mesazhet e Wadepuhl, McAllister me dy eurodeputetët e tjerë si dhe nga Varhelyi së fundmi që kërkojnë që marrëveshja e 5 qershorit e arritur në Këshillin Politik të mos modifikohet pa konsensus, por të ruhet dhe të miratohet në seancë plenare në Kuvend.

 

Fraksion.com