AktualitetPolitikëTë fundit

Murrizi: PS dëmshpërbleu më mirë të përndjekurit se PD

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslym Murrizi tha sot se qeveria Rama ka dëmshpërblyer më mirë të përndjekurit politik se sa kur qeveriste PD.

Në fjalën e tij në Kuvend, duke diskutuar për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, nismë e deputetit Roshi, Murrizi tha se të përndjekurit politik nuk morën asgjë nga ekonomia e privatizuar me dekret të Ramiz Alisë.

“Këta që ishin nëpër burgje rreth 80 mijë shqiptarë, për një ëndërr, kur dolën nga qelitë gëzuan vetëm brohoritjet në sheshe që u shemb regjimi komunist”, tha ai.

Murrizi shtoi se “se ajo që kërkon Roshi është barazimi i statusit në letra me shpërblimin dhe statusin ekonomik të tyre”

“Është e vërtetë që ju në qeverisjen tuaj, që se keni detyrim moral, por detyrim shtetëror dhe ligjor, i keni dëmshpërblyer më mirë nga paraardhësit tuaj. Çfarë është e mundur për të bërë që të mbijetuarit e fundit të gëzojnë ato letra dhe kupona që kanë në xhep. Prandaj do ishte mirë të llogaritej sa është kosto dhe ta votoni këtë ligj dhe pse jo të shihej dhe gjaku i 6000 mijë të vrarëve nga regjimi”, theksoi ai.

 

Fraksion.com