AktualitetTë fundit

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 31 fluturime për ditën e premte

Tirana International Airport njoftoi se janë konfirmuar 31 fluturime për ditën e nesërme, 17 korrik 2020.

Tirana International Airport njofton se me kompaninë “Air Albania” janë konfirmuar fluturimet Tiranë – Stamboll dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim.

Po ashtu me kompaninë “Albawings” janë konfirmuar: Tiranë – Firence dhe kthim; Tiranë – Duseldorf dhe kthim; Tiranë – Hamburg dhe kthim; Tiranë – Piza dhe kthim; Tiranë – Bari dhe kthim; Tiranë – Venecia dhe kthim; Tiranë – Rimini dhe kthim.

Me kompaninë “Wizz Air”janë konfirmuar fluturimet: Tiranë – Venecia dhe kthim; Tiranë – Pragë dhe kthim; Tiranë – Memmingen dhe kthim; Tiranë – Bari dhe kthim; Tiranë – Luton dhe kthim; Tiranë – Paris dhe kthim; Tiranë – Berlin dhe kthim; Tiranë – Bergamo dhe kthim.

TIA njoftoi se janë konfirmuar po ashtu fluturimet me kompaninë “SunExpess” – Tiranë – Antalya dhe kthim; “Air Serbia” – Tiranë – Bograd dhe kthim; “Edelweiss” – Tiranë – Zyrih dhe kthim; “Blue Panorama” – Tiranë – Gjenova dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Milano dhe kthim, Tiranë – Romë dhe kthim; “Jonika” – Tiranë – Kiev dhe kthim; “Pegasus” – Tiranë – Stamboll dhe kthim; “Aegean” – Tiranë – Athinë dhe kthim; “Belavia” – Tiranë – Minsk dhe kthim.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀⠀
⠀⠀
TIA kujton se “lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU”.

 

Fraksion.com