AktualitetTë fundit

3 orë ndjekje: Gomonja e dyshimtë në Vlorë erdhi nga Italia

Njëlloj si nër filma!  Një operacion po zhvillohet në Vlorë, ku Delta Force dhe Guardia di Finanza është në ndjekje të një gomone me të paktën dy persona brenda.

Prej tre orësh efektivët janë në ndjekje të mjetit tip gomone, pasi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar.

Raportohet se ndjekja ka vijuar nga zona e Zvërnecit, plazhi i vjetër për në Orikum, në drejtim të grykëderdhjes së Vjosës.

Në ndjekje përveç 5 mjeteve të policisë është dhe një helikopter.

Gomonia besohet të ketë ardhur nga Italia në territorin e ujërave shqiptare.

Informacion paraprak i policisë : Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.

Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.

Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues”, përfundon njoftimi paraprak i policisë.

Ndërkohë Fraksion.com mëson se mjeti i lundrimit është arritur të kapet pas 5 orësh ndjekje, ndërsa vijon aksioni për prangosjen e trafikantëve, të cilët braktisën gomonen dhe u arratisën në zonë tokësore.

 

Fraksion.com