AktualitetTë fundit

Mashtronte se kishte shpikur ilaçin kundër COVID-19, mjeku popullor vëllai i ish-deputetit të PD-së

Frederik Frrokaj bashkë me nipin e tij u arrestuan sot pasi mashtronin njerëzit duke pretenduar se kishin ilaçin kundër virusit dhe jua shisnin njerëzve për një shumë prej 20 mijë lekësh të rinj.

Mediat shkruajnë se Frederik Frrokaj nga Lezha është vëllai i ish deptuetit të PD-së Andon Frrokaj. Ai hiqej në Facebook si mjek popullor ku edhe kontaktonte me njerëzit me ndërmjetësimin e nipit të tij Henri Frrokaj.

Ngjarjen e ka bërë publike policia e shtetit ku tregon se autorët u gjurmuan nga informacionet e mbledhura nga banorët e zonës. Frederik Frrokaj bënte thirrje përmes FB për ilaçet e kurimit të virusit COVID-19. Sipas tij kishte shpikur ilaçin me një përzierje të acidit klorhidrik me H2O.

Nipi i tij u kap në flagrancë në një lokal duke shitur ilaçin. Ndërsa 57 vjeçari u gjend në shtëpi, nga ku u gjetën pasisje mjekësore pa faturë tatimore, që dyshohet të jenë blerë kontrabandë.

Mjeku popullor që mashtronte se kishte ilaçin kundër virusit

 

Fraksion.com