AktualitetRajoniTë fundit

Bosnje dhe Hercegovina hap kufijtë për vendet e BE-së

Bosnje dhe Hercegovina do të hapë kufijtë e saj për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të zonës Shengen.

Gjatë hyrjes në territorin e Bosnjës, udhëtarët nga këto vende, duhet të posedojnë një test negativ për koronavirus, tha kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

“Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë”, tha Tegeltija.

Bosnja, i ka mbyllur kufijtë për qytetarët e BE-së para katër muajsh.

Që nga 1 qershori, Bosnja ka hapur kufijtë e saj për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, pa kufizime shtesë, dhe në përputhje me masat epidemiologjike të nxjerra nga institutet epidemiologjike.

Të martën në Bosnjë dhe Hercegovinë janë konfirmuar 189 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

 

Fraksion.com