Bie nga kati i katërt një i ri në Tiranë
Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në rrugën “Loni Ligori”, në zonën “Astir”.
Një person dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i ballkonit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Bëhet fjalë për një 36-vjeçar me inicialet E.L.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Fraksion.com