Rikthehen kufizimet si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19
Guvernatori i Kalifornisë urdhëroi sot rikthimin e disa kufizimeve përballë pandemisë së COVID-19, si mbyllja e restoranteve, parukerive dhe vendeve të kultit.
Kalifornia ka qenë shteti i parë që vendosi një kufizim të përgjithshëm në muajin mars, por numri i rasteve është rritur ndjeshëm që prej disa javëve dhe ka arritur në rreth 330 000, prej të cilëve më shumë se 7 000 të vdekur.
Për të parandaluar këtë fenomen, guvarnatori Gavin Newsom njoftoi mbylljen e restoranteve dhe kinemave në të gjithë shtetin dhe një sërë tregjesh dhe shërbimesh si parukeritë, sallat sportive dhe vendet e kultit.
Fraksion.com