Rama përcjell mesazhin: Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit
Nuk dihet se kujt ekzaktësisht i drejtohet kryeministri Rama, kur mëngjesin esotëm përcjell një mesazh, nga profili i tij i rrjetit social.
Me fjalët e shenjta të Imam Aliut, kreu i qeverisë u është drejtuar miqve të tij në rrjet.
“Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e sukses”, shkruan Rama teksa citon Imam Aliun.
Ky mesazh vjen në një kohë kur opozita dhe mazhoranca, e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama kanë qëndrime të ndryshme për të gjitha çështjet.
Fraksion.com