Njëri nga 2 mjekët në Fier u infektua në Vlorë; Konfirmohet dhe 1 grua me COVID-19
Tre persona janë kofirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Fier.
Dy mjekë kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë, por dhe një grua tjetër.
Njëri nga mjekët është anestezist i spitalit të Fierit, i cili ka rezultuar pozitiv pas marrjes se tamponit, pasi ka paraqitur simptoma.
Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi. Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.
Ndërkohë një tjetër mjek, i cili punon në Levan por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.
Ndërkohë edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, gjë që e shton me 3 numrin e personave të prekur në Fier.
Vijon hetimi epidemiologjik për të zbuluar se deri ku është përhapur infeksioni në Fier.
Fraksion.com