AktualitetTë fundit

Infektohet me koronavirus gjyqtari i Apelit Tiranë

Infektohet me koronavirus një gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë. Rasti në fjalë është konfirmuar nga tamponët e kryera në orët e fundit.

Kjo ka bërë që të redukohet veprimtaria gjyqësore në Apel.

Aktualisht po gjykohen vetëm çështjet emergjente, ndërsa të tjerat janë shtyrë për në një moment të dytë.

Pak ditë më parë u konfirmua si infektuar me Covid-19, edhe kryetari i Gjykatës së Posaçme për Krim dhe Korrupsion, Sandër Simoni.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me Covid-19, dhe 95 viktima.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 635; Durrës 218; Shkodër 186; Vlorë 108; Lezhë 75; Kukës 47; Berat 41; Korçë 40; Elbasan 35; Fier 33; Gjirokastër 24 dhe Dibër 20.

 

Fraksion.com