AktualitetTë fundit

Greqia rrit kontrollet shëndetësore në pikat kufitare: Kryhen 1011 teste për Covid-19 në Kakavijë

Greqia ka nisur marrjen e masave të reja për të shmangur përhapjen e Covid-19.

Duke parë rritjen e rasteve pozitive me covid-19 në vendet kufitare, Greqia ka vendosur që të rrisë masat e kontrolleve shëndetësore në pikat kufitare, në të cilat përfshihen edhe Kakavija e Kapshtica.

Gjatë fundjavës janë kryer 1011 teste në Kakavijë dhe ditët në vazhdim do të kryhen kontrolle në Kapshticë. Greqia prej nesër në mbrëmje do të kërkojë test negativ për covid 19 nga të gjithë ata që hyjnë në pikën kufitare me Bullgarinë (Promahona). Do të lejohen vetëm ata që kanë kryer brenda 72 orëve të fundit testin dhe do të jetë negativ (vetëm për këtë pikë).

Gjithashtu prej datës 15 do të lejojë fluturimet nga Britania dhe pas datës 22 nga Suedia. Për vendet fqinje ballkanike , midis tyre edhe Shqipëria , nuk është marrë asnjë vendim për hapjen e kufijve.

 

Fraksion.com