AktualitetRajoniTë fundit

Zbardhet përgjimi: “Nuk vlejnë as për pesë pare”, ish-kryeministri maqedonas Zaev ofendon shqiptarët

Një përgjim, ku dëgjohet ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev teksa ofendon shqiptarët, po bën xhiron e rrjetit.

Indeksonline ka siguruar bisedën ndërmjet Zaevit dhe një “X” personi. Ndërkohë, në videopërgjim biseda mes Zaev dhe personit tjetër ka qenë çështja e votës. Zaevi dëgjohet duke thënë se “shqiptarët nuk vlejnë as për pesë pare”.

Më pas, personi tjetër i kthehet se rreziku tek shqiptarët qëndron se “ata kanë luftëtarë”. Ndërsa, përgjigja e Zaevit ishte se “luftëtarët gjenden gjithandej në botë”. Për më tepër dëgjoni videopërgjimin.

 

Fraksion.com